Hasani: Nëse Thaçi dënohet, të gjithë të tjerët janë të dënuar
dp

Lexo edheVuçiq “vajton” për Kosovën, thotë se komunat në Veri “po udhëheqin nga okupatorët me disa shërbëtorë serbë”

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, foli rreth procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Hasani thotë se nëse ish-kreu i UÇK-së, Hashim Thaçi dënohet, do të dënohen të gjithë pas tij, edhe nëse nuk janë pjesë e gjykimit.
“Nëse dënohet Hashim Thaçi, ‘udhëheqësi i ndërmarrjes të përbashkët kriminale’ të gjithë të tjerët janë të dënuar. Pavarësisht se a janë pjesë e gjykimit. Vepra çlirimtare e tyre dënohet. Dhe natyrisht që bjen në përfundim që lufta jonë ka qenë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale. Këtu është dashur ta bëjë përpjekjen qeveria, pavarësisht se kush është kryeministër, pavarësisht se kush është president”, u shpreh Hasani, ka deklaruar ai në KlanKosova.

Lexo edheVuçiq “vajton” për Kosovën, thotë se komunat në Veri “po udhëheqin nga okupatorët me disa shërbëtorë serbë”
Derisa ai shtoi se betejën e Hagës, beson fuqishëm se do ta fitojnë.