back to top
Saturday, August 30, 2025
BallinaLajmeHasani i PDK-së: Ne jemi të gatshëm të shkojmë edhe në zgjedhje

Hasani i PDK-së: Ne jemi të gatshëm të shkojmë edhe në zgjedhje

Të ngjajshme

Shmanget tragjedia: Policia arreston një person të armatosur pas përfundimit të ndeshjes së Chelseat

Policia britanike ka parandaluar një ngjarje tragjike pranë stadiumit...

Parandalohet një tragjedi e madhe pas ndeshjes Chelsea-Fulham, arrestohet një person i armatosur

Një person i armatosur është arrestuar afër stadiumit “Stamford...

Imri Ahmeti premton investime në sport e subvencione për sportistët lipjanas

Kreu i Lipjanit dhe kandidati për kryetar, Imri Ahmeti,...

Bebe Rexha feston sot ditëlindjen, kaq vite ka mbushur këngëtarja shqiptare me famë botërore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka festuar...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka kritikuar procesin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke e quajtur atë një shkelje të Kushtetutës.

Hasani iu referua ndarjes së votimit për nënkryetarët e minoriteteve dhe procedurës me short, të cilën e kishte iniciuar kryetari i Kuvendit, Dimal Basha. Ai ka theksuar se ky veprim është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkoi që ky proces të kalojë në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese, transmeton lajmi.net.

“Mendojmë që është një shkelje e Kushtetutës dhe presim që të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe të vërtetojnë se është një shkelje. Prandaj, kërkojmë që të mos e shkelin Kushtetutën”, tha Hasani.

Përkundër tensioneve politike dhe mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Hasani bëri të qartë se partia e tij nuk friksohet nga zgjedhjet, por theksoi se përpara çdo vendimi të tillë duhet të formohen institucionet e plota.

“Së pari duhet të zgjidhet ky ngërç… Ne jemi të gatshëm të shkojmë edhe në zgjedhje. Ne jemi të gatshëm çdo herë për zgjedhje. Por, njëherë duhet të formohen institucionet. Zgjedhjet nuk na frikësojnë”, shtoi ai./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz