Tashmë po bëhen gati pesë vite nga nisja e gjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, proces i cili që nga fillimi është shoqëruar me kritika dhe reagime të shumta, ndonëse kjo gjykatë u themelua nga vetë Kosova.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, vlerëson se gjyqtarët e Speciales kanë pasur kushte ideale për të punuar, për t’i mbrojtur dëshmitarët dhe për ta siguruar çdo provë të mundshme. Megjithatë, ai kritikon mungesën e transparencës sidomos te mungesa e institutit të mbrojtjes në liri për të akuzuarit, në një fazë kur provat tashmë ishin administruar.
Në vlerësimin e tij profesional e ligjor, Hasani e cilëson këtë proces maratonik si politik, duke e krahasuar me Tribunalin Penal Ndërkombëtar.
“Ka akuzuar Netanjahun, ka akuzuar Putinit dhe besoi që të gjithë e din edhe ata që kanë bërë akuza që ajo pune nuk mund të ndodhë. Këto janë gjykime që zhvillohen ndaj territoreve të caktuara dhe popujve të caktuar dhe meqenëse kjo natyrë është kështu, unë besoi që kanë pushu të gjitha rrethanat për themelimin e kësaj që kanë ekzistu në atë kohë duhet pranuar Obama .. dhe zoti Biden e kanë përkëdhelë Putinin politikisht u pa plani me Kremlinin. Serbia arriti përmes Rusisë me e kriju narrativen, Kosova shtet kriminal është etj… Amerika kaloi në defansivë”, ka thënë Hasani, raporton RTK.
Profesori shton se provat e përpunuara nga Serbia nuk mund të kenë besueshmëri, pasi ligji e lidh vlefshmërinë e tyre me integritetin e dëshmitarit.
“Unë fuqishëm besoj se kjo gjykatë se aty ka prova sipas ligjit që ne ia kemi bërë vet që mund të merren edhe nga shërbimi informativ BIA dhe të tjera, prova të përpunuara nga Serbia , dhe kam parë rast me pa prova të Nazim Bllacës që përmes Xhafer Shatrit të thoshte sundimi i ligjit dhe po shihet qartë që bëhet fjalë për një përpunim të një dëshmitari që ka qëndruar në serbi dhe dihet statusi i tij, dhe sa është përpunua. Ajo natyrë e provave nuk mund të ketë, besueshmëri sepse ligji i gjykatës e cakton besueshmërinë e provave mbi karakteristikat e dëshmitarit”, ka shtuar ai.
Duke sqaruar peshën e dëshmive sipas ligjit të gjykatës, profesor Hasani veçon edhe një dëshmitar të mbrojtjes si krahasim.
“Siç dihet Klarku ka qenë njeriu që ka ditë në çdo kaqubë të Ballkanit jo të Kosovës çka fshihet në atë periudhë, s’ka logjikë që ato mjete provuese që tash kanë me u përdorë me pas statusin e barabartë me të gjitha mjetet provuese, dëshmitë dhe provat materiale që i ka përdorë prokuroria kundër tyre. Në këtë drejtim unë jam shumë optimist që ata do ta marrin lirinë”, ka thënë Hasani.
Procesi në Hagë do të vazhdojë me dëshminë e dëshmitarëve të mbrojtjes nga data 15 shtator.