back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeHargreaves: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po lëviz shpejt – BE-ja dhe Mbretëria e...

Hargreaves: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po lëviz shpejt – BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar të përkushtuara për ta çuar përpara procesin

Të ngjajshme

Polonia zgjat mbrojtjen për refugjatët ukrainas

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka rarifikuar ligjin që...

Akreditimi i OJQ-ve vendore, KQZ: Sot përfundon afati i aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

AUV: Paraziti te peshqit e ngrirë nuk paraqet rrezik për shëndetin publik

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se prania...

Policia jep detaje pasi mbrëmë ndaloi për verifikim dy shtetas serbë në Koshare

Dy shtetas serbë dje janë ndaluar për verifikim nga...

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet në ngërç, për shkak të zhvillimeve të brendshme politike në të dy vendet. Kështu u shpreh Jonathan Hargreaves, përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Duke komentuar ngadalësinë e procesit të dialogut, ai tha se situata aktuale është e kuptueshme, por shqetësuese.

“S’është sekret që ai aktualisht nuk po lëviz aq shpejt. Dhe, nuk është për t’u habitur, duke marrë parasysh mungesën e një Kuvendi dhe të një qeverie me kompetenca të plota këtu. Ne, po ashtu, e kuptojmë se ka shumë zhvillime në Serbi aktualisht, të cilat po marrin shumë vëmendje politike”, u shpreh Hargreaves.

Ai vlerësoi përpjekjet e Bashkimit Evropian, duke theksuar se ekziston gatishmëri për të përgatitur terrenin në mënyrë që dialogu të rifillojë sapo të krijohen rrethanat e duhura.

“Prandaj, është zhgënjyese dhe shqetësuese që dialogu nuk po lëviz shpejt aktualisht. Por, BE-ja ka një përfaqësues të posaçëm të shkëlqyeshëm, dhe një ekip të shkëlqyeshëm, që unë e di se po punojnë fort për të përgatitur terrenin për momentin kur të paraqitet një mundësi më e mirë për të lëvizur përpara.”

Mbretëria e Bashkuar, sipas tij, është plotësisht e angazhuar në përkrahje të këtij procesi.

“Mbretëria e Bashkuar është sigurisht e vendosur për ta mbështetur BE-në në atë proces. Dhe, në ndërkohë, po siguron që kushtet në Kosovë të jenë më të mirat e mundshme, për të mundësuar një mjedis të mirë për këtë.”

Ai gjithashtu nënvizoi se Kosova ka mundësi të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në krijimin e kushteve të favorshme në terren.

“Kjo është diçka që Kosova mund ta bëjë, pavarësisht bisedimeve dypalëshe apo trepalëshe. Por, baza e dialogut do të ndikohet shumë nga kushtet në terren. Dhe, kjo është diçka që unë mendoj se është në kontrollin e Kosovës dhe të qeverisë së saj.”

Dialogu Kosovë–Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, ka pësuar bllokime të shumta kohët e fundit, veçanërisht pas tensioneve të ngritura në veri të Kosovës dhe krizës politike në Serbi./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz