back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmeHaradinaj vizitë në Pentagon: Tani është koha për anëtarësimin e Kosovës në...

Haradinaj vizitë në Pentagon: Tani është koha për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Të ngjajshme

Reperi i famshëm ndërron fenë

Reperi britanik Central Cee, i lindur në Oakley Neil...

​Manipulim votash në zgjedhje, Ferizaj, Shtime dhe Hani i Elezit nën hetim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka autorizuar...

Aksident në Dardani, Policia dhe ambulanca në vendngjarje

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Alba nis pushimet në Tokio

Albana Vukaj ka nisur pushimet në kryeqytetin japonez, Tokio. Në...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në Pentagon, ku u prit në takim nga Drejtori Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Luftës, Alton Buland.

Gjatë takimit, Haradinaj tha se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj popullit dhe shtetit amerikan.

Pos tjerash, në një postim në Facebook, Haradinaj bën të ditur se në këtë takim nënvizoi se tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Në këtë frymë, theksova se Ushtria e Kosovës do të jetë gjithmonë krah për krah me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me ushtritë e shteteve tjera anëtare të Aleancës Veri-Atlantike”, ka shkruar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz