BallinaLajmeHaradinaj udhëton për në Berlin, i ftuar nga kancelarja Merkel

Haradinaj udhëton për në Berlin, i ftuar nga kancelarja Merkel

Të ngjajshme

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Gjermania ekstradon shqiptarin që mashtronte me Call Center

Një 35-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet...

Haradinaj: Sa më bashkë, aq më mirë për ne

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Zotit – edhe politikanët

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ka udhëtuar sot për në Berlin.

Kryeministri Haradinaj gjatë kësaj vizite do të ketë takim bilateral me kancelaren Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, si dhe me deputetët e Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore të Bundestagut, Dr. Johann Wadephul  Christian Schmidt, Nikolas Löbel, Manuel Sarrazin dhe Hans Peter Bartels, do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jetë pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin.

Kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike.

Kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar shumë të rëndësishme vizitën dhe takimin me kancelaren Merkel, tha se Gjermania ka pasur dhe ka një rol të jashtëzakonshëm në proceset jetike të shtetndërtimit të Kosovës dhe gjithashtu ka theksuar se Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë, gjithmonë duke respektuar vetveten dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, duke ruajtur integritetin territorial dhe partneritetin me aleatët e përhershëm të saj.

Gjatë këtyre takimeve, kryeministri Haradinaj do të kërkojë mbështetjen e Gjermanisë në rrugën euro-atlantike, liberalizimin e vizave, pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian, si dhe për  procesin e dialogut dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Gjermani. Shteti gjerman, sipas Haradinajt, ka dhënë kontribut të rëndësishëm për Kosovën në të gjitha periudhat duke qenë mbështetës i zhvillimit ekonomik dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është i një rëndësie të veçantë, duke njohur rolin dhe kontributin e Gjermanisë edhe në procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz