BallinaLajmeHaradinaj u shkruan kryeministrave të botës, përmend edhe idenë e Thaçit për...

Haradinaj u shkruan kryeministrave të botës, përmend edhe idenë e Thaçit për territoret

Të ngjajshme

KFOR dhe Forcat Zvicerane zhvillojnë trajnim të përbashkët në Novoselë

Forcat e aviacionit dhe ato tokësore të caktuara në...

Kurti përkujton të vrarët në masakrën e Pastaselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët...

Ambasadorja e Izraelit për ndeshjen e sotme: Forca Kosova!

Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, ka shkruar...

Investimet në Kosovë, Kusari-Lila takim me Odën Sllovene të Bizneseve

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se u ka dërguar letër kryeministrave të botës për t’ua shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë – Serbi, shkruan Express.

Përmes rrjetit social Facebook, i pari i ekzekutivit ka shkruar se me anë të kësaj letre ka sqaruar se dialogu është në mes të shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.

Sipas tij, kjo u bë që të sqarohet dhe të jepet qëndrimi i shtetit kosovar, që synon t’i japë fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.

“Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008”, ka përfunduar Haradinaj.

Statusi i plotë:

Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.
Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.
Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.
Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008.
RH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz