BallinaLajmeHaradinaj tregon si u pajtua me LDK-në për Demarkacionin

Haradinaj tregon si u pajtua me LDK-në për Demarkacionin

Të ngjajshme

Jeffrey Epstein, krijimi i një përbindëshi

Sikur financieri dhe pedofili i ndjer Jeffrey Epstein të...

Festa e Bajramit – Inspektorati në terren, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pohoi se gjatë...

Sorensen me zyrtarin e OKB-së flasin për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Pres me padurim më shumë diskutime

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter...

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje

Ish-zyrtari i lartë i misionit të OSBE-së në Kosovë,...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet që pas pak kohësh të dalë në konferencë për media për të sqaruar detaje rreth arritjes së marrëveshjes për ratifikimin e Demarkacionit në seancën e ardhshme – të mërkurën.

Pas dy tentimeve në seancën e jashtëzakonshme për votim, partitë nuk gjenin gjuhë të përbashkët për votimin e Demarkacionit.

Derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës donte që marrëveshja të kalojë bashkë me aneks-marrëveshjen e arritur mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi, plus raporti i komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, Lidhja Demokratike e Kosovës refuzonte ta votonte raportin e ish-deputetit të saj.

Tani kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se është gjetur pajtim për votimin e Demarkacionit.

Haradinaj në konferencë për shtyp pritet të sqarojë nëse ka pranuar që të votohet Demarkacioni ashtu siç kërkonte LDK-ja – pa raportin e Bulliqit – apo është gjetur diçka e ndërmjetme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz