back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeHaradinaj tregon mbiemrat që sipas tij nuk ekzistojnë në Junik: Nuk kanë...

Haradinaj tregon mbiemrat që sipas tij nuk ekzistojnë në Junik: Nuk kanë jetu kurrë, prokuroria duhet të hetojë

Të ngjajshme

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se rasti i Junikut është i dyshimtë.

Sipas tij ka ndodhur një skemë kriminale, sepse kanë votuar njerëz me mbiemra që asnjëherë nuk kanë ekzistuar në Junik.

Daut Haradinaj ka kërkuar që ky rast të hetohet nga Prokuroria.

“Ne Junik edhe matje edhe statistika, edhe njohës të asaj zone, jemi të befasuar e të çuditur për këtë rezultat, për këtë pjesëmarrje kaq të madhe, e pjesëmarrja është pak e dyshimtë sipas meje aty ka ndodhur një skemë kriminale, njerëzit që nuk jetojnë fare aty, as nuk e dinë ka i bie Juniku, janë bërë votues të Junikut”.

“Unë i kam bërë mbiemrat e kisha pas qef edhe me i lexu, bile Juniku që i njohin njëri tjetrin e dinë që këta mbiemra në Junik kurrë s’kanë ekzistu, për shembull mbiemrat: Mustafa, Zeqiraj, Alimusaj, Tolaj, Latifaj, Delijaj, Lokaj, Nitaj, Mazreku, Selimaj, Daci, Zaimi, Dabiqaj, Bozhdaraj, Zejnaj, Asllanaj, Alimehaj, Sadrijaj, Shabani, Blakaj, Bahtijari, Musa”, ka thënë Haradinaj në T7.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz