back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Tragjeditë po shtohen, respektojini rregullat e komunikacionit

Haradinaj: Tragjeditë po shtohen, respektojini rregullat e komunikacionit

Të ngjajshme

Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u realizua brenda shtatë minutash

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, pas seanc[s ks[ sotme...

Ndërpritet seanca për Liridona Ademajn, vazhdon më 29 janar

Është ndërprerë seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Kjo seancë...

Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit, rritet rreziku për aksidente

Rruga e Kombit është përfshirë ditët e fundit nga...

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...
- Advertisement -

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook, ka ngushëlluar familjet e viktimave të dy aksidentëve të ndara që ndodhën në Kosovë.

Kryeminisri Haradinaj thotë se është tronditur nga lajmi për humbjen e katër personave në aksidente, transmeton Gazeta Express.

I tronditur nga lajmi për humbjen e katër jetëve në dy aksidente të ndara sot, në Duhël të Therandës dhe Vitomericë të Pejës. Ngushëllimet më të thella familjeve, që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje ai ka bërë thirrje të të respektohet rregullat e komunikacionit në mënyrë që të evitohen tragjeditë që së fundmi janë shtuar.

“Tragjeditë kaq të shpeshta e me pasoja fatale janë shqetësuese për të gjithë ne. Iu bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të vozisin me përgjegjësi, ndërsa institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet adekuate në parandalimin e aksidenteve, të cilat po përgjakin rrugët e Kosovës.”, ka shkruar Haradinaj.

Sot rreth orë 13, Në Duhël të Pejës kanë humbur jetën nga një aksident tragjik tre djem të moshës 23,21 dhe 20 vjece, shkruan Gazeta Express.

Në të njëjtën ditë në Vitormiricë të Pejës nga një aksident i rëndë ka mbetur i vdekur një burrë i moshës 63-vjecare, ndërsa dy gra janë të lënduara rëndë.  /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz