Ramush Haradinaj tha se më 21 janar i kishte dërguar një letër kolegëve opozitar, duke shpjeguar arsyet pse tre liderët duhet të uleshin të bisedonin.
Ai theksoi se letra ishte një dëshmi e ndjenjës së përgjegjësisë dhe një përpjekje për të pasur një vizion të qartë si opozitë, ndërsa theksoi se mënyra e reagimit ndaj Kurtit nuk ishte strategjia më e mirë për opozitën.
“Unë e kam ditë që do të vijmë tek ky moment që jemi sot, edhe i kam shkuar letër kolegëve opozitar, më 21 janar, ia kam theksuar arsyet pse ne tre duhet të ulemi bashkë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se përmes letrës kërkonte që opozita të kishte një vizion të tyre para se të takoheshin me Kurtin.
“Kjo letër në atë kohë ka qenë si një dëshmi e ndjenjës së përgjegjësisë sepse e dinim që do të vinim tek kjo ditë, ne nuk e diktojmë se çka bën Kurti, është e vështirë, por të paktën ta qartësojmë ne veten se për çka jemi dhe nëse do të ndodhte që të ulemi me Kurtin, ta kemi ne si opozitë një vizion tonin. Kjo nuk ka ndodhur, nuk është shenjë e mirë për opozitën, kur i përgjigjemi Kurtit një nga një, nuk mendoj se është strategjia më e mirë”, tha Haradinaj në Pressing.