Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar ish-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, njofton Klan Kosova.
“Nder i veçantë ta takoj miken e çmuar të Kosovës, Madeleine Albright dhe drejtorin e NDI, Ken Wollack, me bashkëpunëtorë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Zonja Albright bëri kaq shume për Kosovën dhe rrugën tonë drejt lirisë. Në luftë dhe në paqe, sekretarja e shtetit na ndihmoi, në momente kur kishim nevojë për ndihmën e një mikeje të vërtetë. Zonjës Albright ia shpreha falënderimin e secilit kosovar, që sot jeton i lirë, falë angazhimit të saj dhe miqve tanë”.
Haradinaj është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka zhvilluar disa takime me personalitete të rëndësishme atje që gjithashtu kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


