BallinaLajmeHaradinaj takohet me Giaufret, flasin për zhvillimet politike

Haradinaj takohet me Giaufret, flasin për zhvillimet politike

Të ngjajshme

Lladrovci: Mbrëmë ndoqa lojën, sot në ora 8:00 isha në punë, në zyrë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ishte në...

A do rikthehen bashkë? Roberti surprizon me deklaratën për Norën

Robert Berisha ishte i ftuari i djeshem ne emisionin...

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për...

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtor Menaxhues për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.

Ai përmes një postimi në Facebook tregoi se me zyrtarin e lartë evropian diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend e rajon.

“Diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend e rajon, proceset integruese euroatlantike dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian. Theksova përkushtimin e Aleancës për avancimin e agjendës evropiane të vendit”.

“Kosova gjatë këtyre viteve ka ngecur në agjendën integruese euro-atlantike, veçanërisht në synimin për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, është jetike që ta kthejmë vendin në binarë të sigurt, përmes vendimmarrjes së përgjegjshme dhe forcimit të partneritetit me aleatët tanë”, shkruan Haradinaj./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz