Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në lidhje me lajmin për ndarjen nga jeta të Greta Kryeziut, drejtoreshë e Shëndetësisë në Komunën e Kamenicës.
Ai ka thënë se një sëmundje e rëndë i ka marrë jetën brenda pak ditësh, dhe ka lënë dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe miqtë, shkruan lajmi.net.
“Greta ishte vajzë e përkushtuar, me shumë plane për të ardhmen. Ajo do të kujtohet si profesioniste e zellshme dhe bashkëpunëtore e çmuar. Ka qenë kandidate për deputete dhe së fundmi kandidate për Asamblenë Komunale në Kamenicë, duke treguar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për shërbimin ndaj qytetarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/