BallinaLajmeHaradinaj shpalos zotimet për pensionistët

Haradinaj shpalos zotimet për pensionistët

Të ngjajshme

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Skuadra nga Serie A shpreh interesim për Dion Gallapenin

Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar,...

Kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, thotë se do t’i rrisin pensionet, kontributdhënëse dhe jo- kontributdhënëse. Ai në një postim në rrjetin social Facebook, është zotuar se do të ketë përkujdesje dinjitoze për pensionistët e Kosovës.

“Do t’i rrisim pensionet, kontributdhënëse dhe jo- kontributdhënëse, do të ofrojmë programe rehabilitimi dhe rekreacioni, transport publik pa pagesë nëpër të gjitha komunat e Kosovës, përkushtohemi që të ofrojmë listë shtesë të barnave falas”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje ai është shprehur se Lidhja e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës do të jenë partner i Qeverisë në trajtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet dhe nevojat e pensionistëve të Kosovës. “Sot bashkë me z. Veseli u zotuam për përkujdesje më dinjitoze për pensionistët e Kosovës”, ka përfunduar Haradinaj.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Do t’i rrisim pensionet, kontributdhënëse dhe jo- kontributdhënëse, do të ofrojmë programe rehabilitimi dhe rekreacioni, transport publik pa pagesë nëpër të gjitha komunat e Kosovës, përkushtohemi që të ofrojmë listë shtesë të barnave falas.
Sot bashkë me z. Veseli u zotuam për përkujdesje më dinjitoze për pensionistët e Kosovës.

Lidhja e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës do të jenë partner i Qeverisë në trajtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet dhe nevojat e pensionistëve të Kosovës.

#KohapërFillimeRi

TEMAT:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz