back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Shëndetësia prioritet i Qeverisë

Haradinaj: Shëndetësia prioritet i Qeverisë

Të ngjajshme

Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se...

Ramush Haradinaj dhe Aleanca krah rinisë

Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së me numër garues...

Dy persona grabisin një shumë të konsiderueshme parash në Pejë

Të dielën rreth orës 21:30, Policia ka pranuar një...
- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në një takim pune drejtorin Ekzekutiv të Spitalit Rajonal të Pejës, Skender Dreshaj, së bashku me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Ali Berisha.

Me këtë rast, Haradinaj, u njoftua nga drejtori Skender Dreshaj për gjendjen aktuale në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, i cili njëkohësisht kërkoi mbështetjen e Qeverisë për çështjet si infrastruktura e sallave dhe urgjencës, pajisjet mjekësore për funksionalizimin e të gjitha reparteve në këtë spital.

I pari i ekzekutivit duke i falënderuar të gjithë mjekët për përkushtimin e tyre në misionin që e kanë, shprehu gatishmërinë që t’iu ofrojë përkrahje në fusha që ndikojnë në mirëqenien e pacientëve.

“Qeveria vazhdon ta ketë në prioritet sektorin e shëndetësisë. Fatmirësisht jemi dëshmitar që gjendja e keqe që ka qenë me vite të tëra në këtë institucion kaq të rëndësishëm, ka ndryshuar dhe do të ndryshojë për të mirë edhe në të ardhmen”, tha Kryeministri Haradinaj, duke përmendur faktin se që në fillim të mandatit, Qeveria ka rritur buxhetin për shëndetësi dhe se tani po punohet që të ndryshojë edhe metoda e dhënies së shërbimeve, duke qenë sa më të përshtatshme për pacientët./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz