back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeHaradinaj s’e dallon satirën nga lajmi, uron gabimisht kryeministrin ukrainas

Haradinaj s’e dallon satirën nga lajmi, uron gabimisht kryeministrin ukrainas

Të ngjajshme

Mefail Bajqinovci zgjedhet kryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje

Mefail Bajqinovci do të jetë kryetar i ri i...

Miratohet përbërja e 16 komisioneve parlamentare në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka miratuar përbërjen e 16 komisioneve...

Kuvendi i Kosovës miraton zgjatjen buxhetore për mars 2026

Me 99 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar...

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe këshilltarët e tij kanë dështuar të dallojnë një hajgare nga lajmi i vërtetë. Në fakt, Shefi i Qeverisë kosovarë kishte rënë pre e satirës duke i uruar një humoristi të gjitha si kryeministër i ri i Ukraninës.

Haradinaj i kishte dëshiruar suksese presidentit aktual Petro Poroshenko, por ia kishte huqur kur kishte uruar edhe “Kryeministrin e ardhshëm të Ukrainës, Vovan Luxusov”. Ky i fundit është emër i trilluar nga dy komedian rusë.

Këtë huqje të Kryeministrit e ka zbuluar  gazetari i The Guardianit, Shaun Walker, i cili ka pyetur me habi se si ende politikanët po bien pre e shakave të humoristëve nga Moska Vovan (Alexei Stolyarov) e Lexusov (Vladimir Kuznetsov), transmeton Koha.net.

Walker kishte shkruar se Vovan dhe Lexus i kishin thënë Haradinajt se do ta njohin Kosovën nëse ai fiton.

Gazetari i Guardian, i kishte bërë ruajtur postimin e kryeministrit Haradinaj e më pas e kishte hedhur në Twitter.

Sidoqoftë, në disa vende të botës, ka nisur edukimi për media, ku edhe fëmijët i mësojnë të bëjnë dallimin ndërmjet lajmit dhe satirës, faktit nga supozimi. Në këtë grup bëjnë pjesë Franca dhe Australia.

Kjo nuk është hera e parë kur shefat e Qeverive bien pre satirës. Edhe Isa Mustafa e pati lexuar në mbledhje të Qeverisë një tekst të rubrikës “Dosja Pronto” të Kohës Ditore, ku kishte thënë se gazetarët po i montojnë biseda të paqena. Në fakt, biseda e Kryeministrit të atëhershëm me një agjent të AKI’së ishte shkruar në rubrikën satirike “Dosja Pronto”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz