BallinaLajmeHaradinaj së bashku me ministrat i shkojnë për ngushëllime Nexhat Dacit

Haradinaj së bashku me ministrat i shkojnë për ngushëllime Nexhat Dacit

Të ngjajshme

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar mëngjesin e së martës në vizitë ngushëllimi në familjen e ish-zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, shkruan Express.

Përmes disa fotografive që Haradinaj ka publikuar në Facebook, i pari i ekzekutivit shihet së bashku me ministrat në vizitë në familjen e akademikut Nexhat Daci.

“Bashkë me kabinetin qeveritar në vizitë ngushëlluese në familjen e Akademik Nexhat Dacit, për të ndarë dhembjen për humbjen e Arianit”, ka shkruar kryeministri.

Ndryshe, sot në orën 12:00, siç mëson Express, kryeministri do të mbledhë Qeverinë e si pikë e rendit të ditës është edhe ndarja e mjeteve financiare për familjen e ish-zëvendësministrit të diasporës, Arian Daci, që ndërroi jetë tragjikisht në Brezovicë të dielën. /Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz