back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeHaradinaj sapo e konfirmoi se liberalizimi mund të mos ndodh edhe pas...

Haradinaj sapo e konfirmoi se liberalizimi mund të mos ndodh edhe pas ratifikimit të Demarkacionit

Të ngjajshme

Të dhënat: Nuk ka kolona në pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim...

Vodhi një arkë me para, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë...

Arrestohet në aeroport i dyshuari për vjedhjen e një veture në Gjermani

Një person është arrestuar me të arritur në Aeroportin...
- Advertisement -

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur demarkacionin me Malin e Zi si kusht për liberalizim të vizave. Ai e ka bërë të qartë se liberalizimi mund të mos ndodh edhe nëse ratifikohet marrëveshja për demarkacionin, sepse BE-ja mund të vijë me kushte të reja, siç është lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

- Advertisement -

Ai ka thënë se është krijuar një pritje për liberalizim të vizave, në bazë të premtimeve të zyrtarëve të BE-së që u kanë dhënë politikanëve dhe qytetarëve, derisa ua tërhoqi vërejtjen evropianëve se nëse kjo nuk ndodh, do të ishte a padrejtë ndaj Kosovës, shkruan Periskopi.

“Evropianët i kanë rritë pritjet e qytetetarëve të Kosovës. I kanë çu porosi qytetarëve që nëse këtë ligj e voton Kosova, do të ndodh liberalizimi. Ndoshta dikush e beson këtë, por ne prapë e dimë që do të jetë një proces… Shpresoj që po na ndjekin edhe zyrtarë të BE-së. Është e padrejtë me i lënë qytetarët e Kosovës pa liberalizim dhe me iu thënë po pritni”, tha Haradinaj në Kuvend.

“Parlamenti i Kosovës, shpresoj e di që kjo pritje është e krijume. Tema e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, nuk është një akt. Është një teme që çdo shoqni e ka, gjithmonë. Mirëpo besoni Kosova nuk është pa rezultate në luftën kundër korrupsionit. BE-ja ka të drejtë me kërkue me u rritë efikasiteti në rend dhe ligj, por është e padrejtë t’i thonë Kosovës se ne vlerësojmë nëse është kry kjo luftë”, ka thënë ai.

Haradinaj, ka thënë se nëse kosovarëve u vendosen kushte të reja, atëherë kjo do të ishte zhgënjim për ta.

“Do të ishte e një padrejtësi e madhe t’i thuash qytetarëve të vendit, epo tash jemi këtu. Një pozicion i tillë i evropianëve do të ishte zhgënjim për qytetarët e Kosovës. Nuk mujm me i ndalu qytetarët e Kosovës me lëvizë lirshëm për luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë ai.

Zyrtarët e BE-së e kanë përsëritur disa herë që Kosova duhet të bëj më shumë në aspektin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit për të fituar lëvizjen e lirë në Zonën Schengen, mirëpo marrëveshja për demarkacionin është vlerësuar si kusht i patejkalueshëm për të lëvizur drejt këtij procesi. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz