Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur edhe një herë se çështja e korrigjimit të kufirit është e vdekur.
Ai në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, fillimisht ka thënë se nuk ka asgjë kundër presidentit të vendit Hashim Thaçi, por që është kundër idesë së tij, njofton Klan Kosova
“Unë s’e kam me të [Thaçin] e kam me temat. E dini çka kemi hjek si Kosovë ta korrigjojmë një marrëveshje me Malin e Zi. Dy vjet ndarje, vështirësi dhe probleme. Me Malin e Zi nuk po korrigjojmë kufi por marrëveshje të gabuar. Nuk do të lejoj që asnjë variant që historia të na përsëritet që të luajmë me kufi dhe territore”.
“Sado që mund ta kem mik presidentin, dikë në Kosovë dhe veri, shumë burra më të mirë kanë qenë vëllezërit e mi, Shkëlzeni dhe Luani dhe nuk lejoj pra që ajo që e arritur e këtij populli të nëpërkëmbet prej njërit nga ne”, është shprehur Haradinaj.
“E kemi interes një marrëveshje ligjore me Serbinë për njohje, por kjo marrëveshje nuk do të arrihet nëse shkojmë kah lëvizja e kufirit sepse janë shpërbërje e asaj që janë arritur me shumë mund dhe sakrificë. Të gjithë jemi këtu që Kosova të mos rrëshqasë në skenarë të gabuar”./Klan Kosova/