back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Rregullorja e re ia mundësoi Listës Serbe ta ketë nënkryetarin

Haradinaj: Rregullorja e re ia mundësoi Listës Serbe ta ketë nënkryetarin

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Daradinaj ka thënë se Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës e miratuar në vitin 2022 i mundëson Listës Serbe ta ketë nënkryetarin e Kuvendit, ndryshe, sipas tij, nga rregullorja e vitit 2010 e cila, siç thotë, nuk i jepte ekskluzivitet asnjë partie politike serbe ta ketë nënkryetarin e Kuvendit.

“Në prill 2010, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Rregulloren e Punës, e cila nuk i jep ekskluzivitet asnjë partie politike serbe ta ketë nënkryetarin e Kuvendit (foto 1). Në korrik 2022, Kuvendi i Kosovës aprovoi Rregulloren e re të Punës, e cila ia mundëson Listës Serbe ta ketë nënkryetarin e Kuvendit (foto 2)”, ka shkruar ai.

Tutje, siç ka shkruar deputeti i AAK-së, “dihet kush e ka pasur shumicën në të dy periudhat”.

“Se kush ka pasur shumicën në vitin 2010 e kush në vitin 2022 në Kuvendin e Kosovës tashmë dihet. Patriotizmi sezonal është veti e mashtruesve të lindur. Folni fshehtas, “zgërdhihuni” nëpër bufe me dreqin e të birin, bëni plane skutave, e në publik na shitni moral. Marrë ju qoftë!”, ka theksuar Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz