back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeHaradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë

Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë

Të ngjajshme

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Këngëtarja latine vishet me brendin e bukuroshes shqiptare

Këngëtarja e famshme latine, Karol G, ka zgjedhur një...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit, për partinë e tij ishin shumë zhgënjyes.

Haradinaj tha se rezultatin e kanë përjetuar shumë rëndë, duke shtuar se nuk kanë besuar se do të mund të dalin nën 10 ose 12 për qind.

“Rezultati për mua është zhgënjyes, e kemi përjetu shumë rëndë. Asnjëherë nuk kemi besu që nën 10-12 për qind s’do të jemi. Kemi punu shumë, kanë punuar strukturat, ka qenë një punë e madhe. Tani pse është kështu? Për besë pak vështirë. Mund të thuhet kemi dal shumë përball kësaj qeverie, me një qasje direkte, me siguri edhe kundërgoditjet kanë qenë direkte ndaj nesh”, tha Haradinaj në T7.

Kujtojmë se AAK në koalicion me Nisma dhe partitë e tjera, mori 62 mijë e 309 vota, ose 7.45 për qind.

Të Fundit

Sport

ShowBiz