BallinaLajmeHaradinaj reagon pas aksidentit në Pejë ku u lënduan dhjetëra persona

Haradinaj reagon pas aksidentit në Pejë ku u lënduan dhjetëra persona

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksidentit të rëndë me një autobus që ndodhi në një vend afër Pejës, ku dhjetëra persona u lënduan dhe u dërguan në Spitalin e Pejës, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj ka thënë që për këtë rast ka angazhuar zv.ministrin e Shëndetësisë, Ali Berisha, i cili e ka informuar kryeministrin që asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë.

Më poshtë postimi i plotë i Kryeministrit.

Me vëmendje po i përcjellë të gjitha zhvillimet në Spitalin Rajonal të Pejës ku po trajtohen personat e lënduar pas aksidentit të autobusit në Dedesh të këtij qyteti.

Me të marrë vesh për rastin menjëherë kam dërguar zëvendësministrin e shëndetsisë z. Ali Berisha, i cili me informoi se janë 24 persona të lënduar që po marrin trajtim dhe për fat asnjë nga ta nuk janë në rrezik jete.

Falenderoj personelin e Spitalit Rajonal të Pejës për reagimin e shpejtë dhe profesional për tu dalë në ndihmë të aksidetuarve.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz