Haradinaj: Qeveria Kurti la “Heronjtë e Kosovës” pa rritje të pagave
01

Lexo edheInspektorët komunal vazhdojnë inspektimet nëpër bizneset e Drenasit

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas miratimit të buxhetit.
Haradinaj tha se ky buxhet është miratuar me nguti dhe jo transparencë.
Ai theksoi se Qeveria la pa rritje të pagave “Heronjtë e Kosovë”.

Lexo edheInspektorët komunal vazhdojnë inspektimet nëpër bizneset e Drenasit
“Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit. Me nguti dhe jotransparencë votoi buxhetin i cili shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popullit të Kosovës. Për më shumë këtë herë la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrëfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Shkrimi i plotë: