BallinaLajmeHaradinaj propozon 21 dhjetorin: AAK është e përgatitur, shkojmë vetë në zgjedhje

Haradinaj propozon 21 dhjetorin: AAK është e përgatitur, shkojmë vetë në zgjedhje

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Deklarimi i kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Osmani:

“Sot është nënshkruar dekreti për shpërndarjen e kuvendit të Kosovës. Nga ky takim fillon edhe koha për shpalljen e datës së zgjedhjeve parlamentare”, tha ai.

“Kemi propozuar që data e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetori, mendojmë që në këtë mënyrë ia fitojmë të paktën ni javë kohë vazhdimeve buxhetore që duhet të ndodhin”, shtoi ai.

“Pushteti po kërkon 28 dhjetor, ajo përiudhë është një periudhë shumë e çmuar e familjeve tona, e qytetarëve tonë, shumë ngjarjeve festive. Është një arrogancë, një përbuzje, me u shpall zgjedhjet më 28 dhjetor, në periudhën e pushimeve dimërore, që pastaj me mbet me numërime e rezultate edhe natën e vitit të ri”, tha ai.

“AAK është e përgatitur për këto zgjedhje, shkojmë të vetëm si aleancë në zgjedhje dhe besojmë shumë që do ta ndihmojmë Kosovën me votën e qytetarit që të mos i humbim kohë më Kosovës.”

“Pas këtyre zgjedhjeve nuk do të kem tolerancë për askënd që do të bëhet pengesë me ec përpara në krijimin e institucioneve.” /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz