back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeHaradinaj priti ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar

Haradinaj priti ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim njohës ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

- Advertisement -

Kryeministri Haradinaj, fillimisht e uroi ambasadorin Sakar për marrjen e mandatit të ri, duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj e njoftoi ambasadorin Sakar për prioritet e Qeverisë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke theksuar se Republika e Turqisë do të mbështesë edhe më tutje Kosovën, në të gjitha aspektet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz