back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Presidentja Osmani s’mund ta mandatojë Konjufcën pa i pasur 61 nënshkrime...

Haradinaj: Presidentja Osmani s’mund ta mandatojë Konjufcën pa i pasur 61 nënshkrime të deponuara

Të ngjajshme

Presidenti kinez kërkon të thellojë marrëdhëniet Pekin-Moskë, Xi zotohet të zgjerojë investimet mes dy vendeve

“Kina kërkon të thellojë marrëdhëniet me Rusinë pavarësisht mjedisit...

Ermal Krasniqi në formacionin e javës në Poloni

Ermal Krasniqi e pati një fundjavë për ta mbajtur...

Debate PS-PD për “gjininë”, opozita kundërshton në Komisionin e Jashtëm projektligjin

Qasjet e kundërta lidhur me projektligjin për barazinë gjinore...

Në Itali shfaqet gripi i shpezëve, AUV ndalon importimin e tyre në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës...

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti, e ka nominuar për kryeministër, Glauk Konjufcën.

Sipas Haradinajt, presidentja Vjosa Osmani s’mund ta mandatojë Konjufcën, derisa nuk deponohen 61 nënshkrimet e deputetëve të cilët e votojnë Qeverinë e re.

Kreu i AAK-së thotë se Osmani do të bënte shkelje të rëndë kushtetuese, nëse e mandaton Konjufcën pa e pasur një garanci të tillë.

Postimi i plotë  

Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja e vendit nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.

Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike.

Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz