BallinaHaradinaj: Policia nuk pati fletëarrest për arrestimin e Kurtit

Haradinaj: Policia nuk pati fletëarrest për arrestimin e Kurtit

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, në një prononcim për mediat nga selia e partisë së tij, ka thënë se derisa ai bashkë me deputetët tjerë të opozitës po dilnin nga ambienti i Kuvendit të Kosovës, Policia ka dashur ta arrestojë Albin Kurtin pa pasur fletëarrest ndaj tij.

“Policia deshi ta arrestonte sërish Kurtin, dhe për këtë arsye ndodhi edhe përleshja me policinë në atë moment”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -