BallinaLajmeHaradinaj: Po afrohet dita kur Kosova do ta marrë vendimin për vizat

Haradinaj: Po afrohet dita kur Kosova do ta marrë vendimin për vizat

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Kryeministri Ramush Haradinaj sot pas mbledhjes së Qeverisë ka pohuar edhe njëherë se Kosova është afër liberalizimit të vizave. Haradinaj u shpreh se këtë proces nuk është duke e penguar taksa 100% ndaj produkteve serbe, raporton Zëri.info.

“Taska është një problem me marrëdhëniet me të gjithë, ndikon por kjo nuk është kushtëzuar me taksë. Ne i kemi dhënë mundësitë si të dalim nga kjo gjendje. Jo që nuk është zbeh “përhajëri” për liberalizimin por po afrohet dita që do ta marrim lajmin për vizat i cili na takon. Taksa është temë që ka ndikuar në disa çështje por liberalizimi i vizave nuk është kushtëzuar dhe nuk ndërlidhet me të”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj theksoi se Këshilli i Ministrave nuk ka marrë vendime negative sa i përket vizave dhe se Kosova është duke punuar në këtë drejtim për ta futur Kosovën në agjendë.

“Mendoj që është mire te bëhet një dallim për natyrën e konkluzioneve të Këshillit të Ministrave. Nuk është marrë vendim negativ nga Këshilli. Sa i përket liberalizimit gjendja është korrekte ashtu siç e kemi pritur. Propozimi për të marrë vendim është marrë në konsideratë nga Këshilli. Por, për të marrë vendim duhet të hyjmë në agjendë e ne ende nuk jemi ende në agjendë. Po punojmë për një vendim pozitiv”, ka potencuar Haradinaj./Zëri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz