back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaLajmeHaradinaj pjesë e Lutjeve të Mëngjesit: Shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet...

Haradinaj pjesë e Lutjeve të Mëngjesit: Shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme

Të ngjajshme

Ndryshimi drastik i Suanitës, para dhe pas ndërhyrjeve (foto)

Banorja e “BBVK 4”, Suanita Rrusta, ka folur për...

EULEX-i dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrime për evakuim mjekësor ajror

Pjesëtarë të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it,...

Çmimet e biletave ajrore në Zvicër janë rritur me 57% në pesë vitet e fundit

Udhëtimi ajror po bëhet luks, çmimet rriten me 57%...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit.

Në këtë ceremoni, presidenti amerikan, Donald Trump, do të mbajë fjalim, shkruan IndeksOnline.

“Kjo ngjarje që bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta.

Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” u shpreh Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Për pak do të fillojë ceremonia vjetore e Lutjeve të Mëngjesit, ku Presidenti Donald J. Trump pritet të mbajë fjalim kryesor.

Kjo ngjarje që bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta.

Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz