Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar në “Politiko” se nuk do ta votonte Fatmir Limajn për kryeparlamentar.
Haradinaj ka thënë se edhe po ta votonte Aleanca, ai nuk ka votë për Limajn.
“Unë personalisht jo, nuk po flas në emër të Aleancës, ky qëndrim ka qenë i jemi publik qysh në ditën e parë dhe kështu do të mbetet, nuk besojë që kam votë, jo për naj arsye përpos njëfarë papërgjegjësie për atë shkurorëzimin politik qe e bëri me Aleancën, nuk kam asgjë personale”, ka thënë Haradinaj.
Theksojmë se sot dështoi seanca e 48-të me radhë. Seanca e radhës mbahet ditën e shtune nga ora 11:00./Indeksonline/