BallinaLajmeHaradinaj për Bajraktarin dhe Gecajn: Janë zëri ynë i fuqishëm në ShBA

Haradinaj për Bajraktarin dhe Gecajn: Janë zëri ynë i fuqishëm në ShBA

Të ngjajshme

Rritet tregtia Kosovë-Shqipëri/ INSTAT: Në dy muaj eksportet arritën në 6.3 miliardë lekë

Shqipëria dhe Kosova kanë shtuar  bashkëpunimin ekonomik gjatë viteve...

E rëndë në Berat: Xhaxhai dyshohet për abuzim seksual me mbesën e mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku...

Lladrovci: Mbrëmë ndoqa lojën, sot në ora 8:00 isha në punë, në zyrë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ishte në...

A do rikthehen bashkë? Roberti surprizon me deklaratën për Norën

Robert Berisha ishte i ftuari i djeshem ne emisionin...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim personalitetet e shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn, duke vlerësuar lart kontributin e tyre të përhershëm për çështjen kombëtare dhe shtetin e Kosovës.

Në njoftimin e AAKs-së thuhet se Haradinaj ka uruar Harry Bajraktarin për marrjen e “Çmimit të Lirisë”, duke e cilësuar këtë vlerësim si plotësisht të merituar për angazhimin e tij dhe të familjes Bajraktari në mbështetje të lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të Kosovës. Ai ka theksuar se kjo familje, brez pas brezi, ka punuar e sakrifikuar për vendin dhe për forcimin e miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet e ditur se mes tjerash, Haradinaj është shprehur mirënjohës për bacën Rrustem Gecaj dhe për vëllezërit e tjerë të pranishëm, duke falënderuar për kontributin e tyre të vazhdueshëm. “Ai vuri në pah se shumë shqiptarë të Amerikës kanë investuar në Kosovë, kanë hapur vende pune dhe kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftim.

“Jam thellësisht mirënjohës për Harryn, bacën Rrustem dhe gjithë vëllezërit tanë shqiptaro-amerikanë. Ata vazhdojnë të jenë zëri ynë i fuqishëm në ShBA”, ka deklaruar kreu i AAK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz