back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaHaradinaj për 8 mars viziton 109 vjeçaren

Haradinaj për 8 mars viziton 109 vjeçaren

Të ngjajshme

Bayerni s’po ndalet, shënon dhe të katërtën ndaj Atalantës

Bayern Munich ka shënuar golin e katërt ndaj Atalantës. Dhe...

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së forte

Me tensione është shoqëruar sqarimi mes Mirit dhe Selin...

Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare për zgjedhjen e presidentit

Sekretarja e PDK, Vlora Çitaku, ka komentuar dështimin për zgjedhjen...

“Hulku” i Vushtrrisë i çon “selam” drejtoreshës: Pushka top ju baftë

Bujari Muli, i njohur ndryshe si “Hulku” i Vushtrrisë,...

“Nuk dua ta kem më përballë” – i drejtohet Selin, Mirit

Debatet mes Selin dhe Mirit vazhdojnë të jenë të...
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një postim në Facbook ka uruar gratë e Kosovës për 8 mars. Haradinaj po ashtu ka vizituar një nënë tw moshuar, për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Haradinaj ka qëndruar në vizitë të nëna Fatime, 109 vjeçare nga Bardhoshi.
Harandiaj thotë se si duhet angazhuar më shumë që gratë në Kosovë të gëzojnë vendin e merituar në shoqëri. Ai thotë se gratë kosovare historikisht kanë qenë shtyllë e familjes dhe kombit.
Ja postimi i plot i Ramush Haradinaj
Isha në vizitë sot tek Nëna Fatime, 109 vjeçe nga Bardhoshi, e cila personifikon nënën dhe sakrificën, jetën dhe familjen.
Le të ngrejmë lart sot të gjitha arritjet e grave kosovare, sakrificën e rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluan ato, dhe kontributin e tyre të pamohueshëm për Kosovën.
Le të angazhohemi më tepër për të gjitha femrat që ende nuk gëzojnë vendin e merituar në familje e shoqëri, deri atje ku ajo nuk ka mundësi të shkollohet, të votojë, të zgjedhet, të drejtojë biznes, e të zhvillojë jetën e aktivitetin e saj pa dhunë e diskriminim.
Gruaja kosovare historikisht ka qenë shtyllë e familjes dhe kombit. Le t’a nderojmë dhe respektojmë çdo ditë atë. Kur vajzat dhe gratë kanë çasje në edukim e punë, familjet dhe shoqëria janë më produktive. Unë angazhohem pandërprerë për këtë qëllim.
Urime 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!
 
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz