Haradinaj pas takimit me Prattipatin: AAK-ja e gatshme të kontribuojë në formimin e institucioneve
dp

Lexo edheSelimi: Roja e paraburgimit, që shtirej si miqësor, u pranua si prokuror kundër krerëve të UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës priti sot në takim Anu Prattipatin, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve aktuale politike në vend dhe në rajon, me theks të veçantë mbi situatën e krijuar pas bllokadës institucionale që po zgjat tash e disa muaj.
Kryetari i AAK-së e informoi Prattipatin për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin për të kontribuar drejtpërdrejt në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja që kanë dalë nga zgjedhjet e fundit.

Lexo edheSelimi: Roja e paraburgimit, që shtirej si miqësor, u pranua si prokuror kundër krerëve të UÇK-së
Ai e falënderoi Prattipatin për angazhimin e saj dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset demokratike dhe zhvillimore që po kalon Kosova.