BallinaLajmeHaradinaj paralajmëron zgjedhje të reja: Gjithë këto vështirësi që po i kalon...

Haradinaj paralajmëron zgjedhje të reja: Gjithë këto vështirësi që po i kalon Kosova janë pasojë e Kurtit

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka shprehur shqetësim për situatën politike dhe ekonomike në vend.

Ai ka vënë në dukje vonesat në miratimin e buxhetit dhe problemet me pagat e punëtorëve të sektorit publik, transmeton lajmi.net.

“Sapo përmbyllëm takimin e kryesisë së partisë, së pari diskutuam për zhvillimet politike në vend. Është një shqetësim i madh pengesa e gjatë me pamundësi të aprovimit të buxhetit të vendit, dhe shumë situata të tjera që janë jo të lehta. Punëtorët e RTK-së kanë mbetur pa paga,” deklaroi Haradinaj.

Ai akuzoi Qeverinë Kurti për pengimin e proceseve, duke thënë se kjo qasje ka krijuar vështirësi të shumta për qytetarët: “AAK-ja vlerëson që të gjitha këto vështirësi e sfida që po kalon Kosova janë si pasojë e qasjes së Kurtit, i cili në vazhdimësi ka penguar dhe zvarritur proceset.”

Si zgjidhje, Haradinaj paralajmëroi se dalja nga kjo situatë është shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare: “Mendojmë që dalja nga kjo gjendje është pikërisht shpallja e zgjedhjeve. Kjo ishte tema e dytë – përgatitja për zgjedhjet parlamentare”./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz