back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeHaradinaj nuk shkoi në takim me Osmanin, AAK: Kishte aktivitete në kuadër...

Haradinaj nuk shkoi në takim me Osmanin, AAK: Kishte aktivitete në kuadër të fushatës për balotazh

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: Unë personalisht nuk kam votë për Glauk Konjufcën

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, theksoi se ai personalisht...

Maliqi: Shumë gjatë i ra presidentja për me thanë se zgjedhjet janë me 28 dhjetor

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën...

Aeroporti i Brukselit mbyllet përkohësisht pas pamjes së një droni

Aeroporti i Brukselit u mbyll të martën në mbrëmje...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot takime me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Këto takime janë mbajtur pasi VV ka caktuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e Qeverisë.

Një takim i tillë nuk është mbajtur mes Osmanit dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj pasi ky i fundit për shkak të agjendës nuk ka shkuar në takim.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka thënë se kishe propozim për takim, por Haradinaj kishte aktivitete në terren në kuadër të fushatës për balotazh.

“Ka pasur propozim për takim por kryetari Haradinaj gjatë ditës ka aktivitete në terren në kuadër të fushatës për balotazh”, ka thënë Xhemaili për lajmi.net.

Presidentja e vendit ka njoftuar se sot në ora 19:00 do të mbaj konferencë për media, ku do të njoftoj për rrjedhën e këtyre takimeve. /Lajmi.net/ 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz