BallinaLajmeHaradinaj: Një pakt i paqes, i faljes do të ishte më e...

Haradinaj: Një pakt i paqes, i faljes do të ishte më e madhja që kish mundur të bije dakord Kosova!

Të ngjajshme

Amerikani që iu bashkua ushtrisë izraelite vdes në Liban

Një i ri që u transferua në Izrael nga...

Je e lodhur, por s’të zë gjumi? Fajin mund ta ketë ky zakon

Ankthi i gjumit është një fenomen gjithnjë e më i...

“No Kings” – Protesta kundër Trumpit në Amerikë

Për shumë njerëz, ishte kulmi: legjenda e rokut Bruce...

SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar...

“Një pakt i paqes, i faljes do të ishte më e madhja që kish mundur të bije dakord Kosova. Nuk ka çka jep më Kosova, sepse është dhënë ajo çka ka mundur me u dhanë për me u fitua një e drejtë. E drejta jonë”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Akademinë Përkujtimore, në 19-vjetorin e masakrës në fshatin Studime, të Komunës së Vushtrrisë.

E në përvjetorin e një prej masakrave më të rënda që përjetoj populli shqiptar gjatë luftës çlirimtare të viteve 1998 – ’99, para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin institucional, që familjet e dëshmorëve dhe gjithë të rënëve, të kenë një trajtim më të mirë ligjor e institucional.

“Këto ditë është më aktuale një marrëveshje finale Kosovë – Serbi për statusin e Kosovës të cilën e kemi deklaruar se çfarë është, për një marrëveshje ligjore, që do t’i hapte rrugën Kosovës drejt anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB. Po bëhet një pyetje se çka do të jap Kosova për këtë marrëveshje. E vërteta është se Kosova ka dhënë shumë, ja ku është dëshmia. Për këtë Kosovë që kemi sot, janë këto jetë njerëzish, janë këto dhimbje që i kanë familjet dhe ata fëmijë që janë rritur jetim, ato nëna e motra që me dhimbje të madhe i kanë kaluar këto vjet. Që janë përballur edhe me jetën e vështirë, me mungesën e një vendi të punës dhe shtëpisë, me shqetësimin e fëmijëve të tyre se si kanë me u rritë, por edhe me dhimbjen për më të dashurit e vet”, tha Kryeministri Haradinaj.

Nga fshati Studime të Komunës së Vushtrrisë, ku janë vrarë dhe masakruar 116 shqiptarë, kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka dhënë më të çmueshmen më të shtrenjtën, jetët e njerëzve. “Ju familje të nderuara ta dini se krahas vuajtjeve, krahas dhimbjeve dhe padrejtësive të jetës që u ka ndodhur, jeni ata që në themel të Kosovës së sotme dhe të nesërme keni njerëzit e juaj, keni një krenari të madhe që e mbani në vete, e që është krenari e gjithë popullit”, tha Kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se si drejtues lokal do të jenë gjithmonë pranë familjarëve, do të përkrahin çdo iniciativë e studim për të përjetësuar kujtimin për martirët e vrarë në masakrën e 2 Majit në fshatin Studime.

Në emër të familjarëve të martirëve të rënë në këtë masakër, Latif Gërxhaliu, theksoi se si familjarë e kanë të vështirë të gjejnë fjalë e t’ju drejtohen të pranishmëve në këtë tubim, por pikëllimi dhe mendja e tyre është gjithmonë këtu, dhe të rënët në këtë masakër bënë që vendi të çlirohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz