BallinaLajmeHaradinaj në takim me përfaqësuesit e komunitetit rugovas, bisedohet për Lumbardhin dhe...

Haradinaj në takim me përfaqësuesit e komunitetit rugovas, bisedohet për Lumbardhin dhe kufirin me Malin e Zi

Të ngjajshme

Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

OVL e UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur...

FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë...

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

Kompania KEDS sot kryen sot punime të domosdoshme për...

Një grua në Vushtrri dërgoi në Emergjencë pa shenja jete foshnjën e saj

Policia e Kosovës informon se një grua në Vushtrri...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit rugovas, me të cilët ka biseduar rreth shqetësimeve të tyre lidhur me projektin e ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardh.

Kryeministri Haradinaj pasi është njoftuar nga banorët e kësaj ane për shqetësimet e tyre, u ka premtuar se do t’i trajtoj me kujdes në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e pranueshme dhe e favorshme për banorët dhe investitorët potencial.

Poashtu gjatë takimit, është diskutuar dhe ngritur si çështje nga ana e banorëve se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishikimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018.

Për këtë, Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi i cili ishte i pranishëm në takim, konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz