back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeHaradinaj në takim me Helbach, diskutojnë për vizat dhe dialogun

Haradinaj në takim me Helbach, diskutojnë për vizat dhe dialogun

Të ngjajshme

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach, me të cilin ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, progresin e bërë në shtetndërtimin e vendit, si dhe për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Haradinaj tha se gjatë takimit është diskutuar takimi me Kancelaren Merkel, kërkesa e Kosovës për mbështetjen e Gjermanisë në liberalizimin e vizave, procesi i dialogimit me Serbinë, nevoja për kornizimin e këtij dialogu dhe fuqizimi i partneritetit politik me Gjermaninë.

Kreu i Qeverisë  falënderoi Gjermaninë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës si në aspektin ushtarak, në atë ekonomik, të ndërtimit të jetës politike, e po ashtu edhe në perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Haradinaj theksoi se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz