back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaKulturëHaradinaj në 21 vjetorin e rënies heroike të Adem Jasharit dhe Familjes...

Haradinaj në 21 vjetorin e rënies heroike të Adem Jasharit dhe Familjes Jashari

Të ngjajshme

Moti për të mërkurën: Diell dhe temperatura deri në 32 gradë

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me diell...

Kushtetueses i kërkohet të mos lejojë “veto” për Listën Serbe

“Veto” për Listën Serbe e ka cilësuar presidentja Vjosa...

Argjentina pëson humbje pa Lionel Messin

Kombëtarja e Argjentinës e ka mbyllur ciklin kualifikues në...

Peci: Osmani iu bashkua Albin Kurtit në politikën e ‘bixhozit’

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, në “Click” të RTV21,...

Gashi për ngërçin politik: Nëse nuk zgjidhet shpejt, rrezikojmë kolaps si Greqia

Ish- ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, ka...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të organizuar në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në përkujtim të 21 vjetorit të luftës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Në këtë ceremoni, që u mbajt në kuadër të manifestimit gjithpëpopullor “Epopeja e UÇK-së”, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, morën pjesë përfaqësues të institucioneve, ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të Familjes Jashari, familjarë të dëshmorëve dhe të rënëve për liri, si dhe personalitete tjera dhe qytetarë të shumtë.

Kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve, tha se heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës, veçanërisht Jasharët dhe Komandanti legjendar Adem Jashari, na kanë dhënë këtë leksion: Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt!

Fjala e plotë e Kryeministrit Haradinaj:

Në marsin e 1998-ës midis Evrope u shua një familje e tërë, por bota e lirë u zgjua dhe nuk lejoi të zhdukej një popull, i cili, nga historia europiane dhe botërore kishte mësuar ndër breza të jetojë i lirë, në vend të vetin, me nder dhe dinjitet. Dhe duke i respektuar të tjerët që jetojnë pranë tij.

Heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës, veçanërisht Jasharët dhe Komandanti legjendar Adem Jashari, na kanë dhënë këtë leksion: Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt!


Vota për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë dhe Kosovës dhe për Shërbimin për këtë forcë, e lartësoi emrin e atdheut.
Të zgjedhurit e popullit të Kosovës, me 107 vota i thanë po një projekti nacional që vjen në formë euroatlantike, që ka qëllim paqen dhe që i dedikohet paqes.

Shërbimi në Forcën e Kosovës do të jetë nder e privilegj, por edhe patriotizëm i gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë edhe atyre të komuniteteve etnike.
Sot, këtu, ri-takohen në rresht të gjithë brezat e çlirimtarëve të Kosovës, të mishëruar në flamurin e ushtrisë sonë të paqes dhe flamurtari i parë, eprori i të gjithë eprorëve, gjenerali ynë, gjenerali i gjithë gjeneralëve, Komandanti ynë Adem Jashari.

Ushtria e Kosovës vjen në paqe dhe ajo nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës, as në jug dhe as në veri. Por ajo do të jetë aty për paqe për të gjithë që jetojnë në Kosovë.

Në miqësi të përhershme me Amerikën dhe në partneritet me aleatët tanë strategjik, ne do t’ia dalim ta bëjmë Kosovën çfarë e ëndërruan çlirimtarët! Këtë ua kemi borxh brezave që vijnë.

Të dashur ushtarë dhe oficerë,

Nderi dha lavdia e çdo ushtrie është në doktrinën e tyre, doktrina jonë është e lirisë dhe është e paqes.

Lavdi heronjve dhe dëshmorëve që kujtojmë sot,

Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz