back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Mogherini tha në Tiranë hekne taksën se ua ndajë Kosovën!

Haradinaj: Mogherini tha në Tiranë hekne taksën se ua ndajë Kosovën!

Të ngjajshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Frederika Mogherini kur tha në Tiranë se në momentin kur taksa hiqet, atëherë do të thërras një takim Kosovë- Serbi, i bie që ajo do ta ndajë Kosovën, raporton Gazeta Blic.

Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë ku foli edhe për rolin e Rusisë në Ballkan.

“Miogherini tha në Tiranë hekne taksën sepse ua ndajë Kosovën, menjëherë. Ajo i ra ashtu, si ta hekni taksën unë e thirri takimin. Shyqyr Zotit kemi qëllu disa këtu në vend që i kemi lexu do projekte me kohë. Nuk heket taksa, Mogherini e ka krye mandatin e vet. Ajo rrin deri në fund të tetorit. Kurse, sa i përket Rusisë, ajo është tërhequr prej Ballkanit një kohë të gjatë. Nuk i takojmë botës së Rusisë, i takojmë botës së Amerikës e Amerika nuk është tërhequr asnjëherë”, tha Haradinaj.

Tutje, ai ka thumbuar edhe presidentin e vendit lidhur me deklaratat e tij se SHBA nuk është pyetur lidhur me Samitin e Berlinit. Haradinaj tha se Askush nuk mund ta përjashtojë Amerikën nga proceset e tilla e sidomos në raste kur fjala është për Kosovën e Ballkanin.

“Nuk është Amerika dikush që përjashtohet prej proceseve. Nuk mund dikush ta përjashtojë Amerikën prej proceseve në Kosovë e Ballkan. Edhe Amerika e vlerëson vet se kur është momenti i duhur se kur me ndërhy”, përfundoi Haradinaj./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz