back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeHaradinaj merr vendim ndaj zv.ministrit që i mbante këmbët përpjetë në veturë...

Haradinaj merr vendim ndaj zv.ministrit që i mbante këmbët përpjetë në veturë 3Z

Të ngjajshme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zv.ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj ka shkarkuar Maxhunin nga detyra pas publikimit të disa fotografive ku ai shihet me veturë zyrtare duke i shtrirë këmbët.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni” ka shkruar Haradinaj në Facebook, shkruan Gazeta Metro.

Pas publikimit të disa fotografive ku Maxhuni, shihet i shtrirë në veturë pati sqaruar se kishte pasur një ditë të lodhshme në fakultet dhe se ishte shtrirë në atë mënyrë në veturë, për shkaqe shëndetësore.

Ky është njëherit shkarkimi i tretë i kryeministrit Haradinaj, pas asaj të Serbisë që ofendoi shqiptarët Vesna Mikic dhe zëvendësministrit e Administratës Publike, Bujar Nerjovaj për keqpërdorim të detyrës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz