back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaLajmeHaradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Gjocaj: Kujtimi për të do...

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Gjocaj: Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë

Të ngjajshme

Vendimi i Supremes zemëron Trumpin, paralajmëron tarifa të reja globale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do...

Vojvoda shpallet lojtari i ndeshjes pas triumfit ndaj Juventusit

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është vlerësuar...

Faruk Statovci largohet nga Rilindja 1974

Ka përfunduar aventura e Faruk Statovcit te Rilindja 1974. Kështu...

Kurti: Kërcënimet hibride dhe kibernetike po trajtohen me profesionalizëm

Kryeministri i Albin Kurti ka vizituar Agjencia e Kosovës...

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Baballoq të Deçanit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka kujtuar Gjocajn si një ushtar të guximshëm dhe të përpiktë, gjithmonë në vijën e parë të frontit në Zonën e Dukagjinit.

Ai ka shkruar njëherësh se Agroni iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bashkë me familjarët e tij dhe kontribuoi në furnizimin me armatim, deri në ditën kur ra dëshmor më 18 gusht, në altarin e lirisë, bashkë me bashkëluftëtarët Avni Bali Sinanajn dhe Milaim Rexhë Gjocajn.

“Nga sot, trupi i tij do të prehet në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Baballoq, pranë bashkëluftëtarëve të tij. Lavdia e Agron Gjocajt është e përjetshme dhe kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona. Mirënjohje e përjetshme për shërbimin ndaj atdheut”, shkroi mes tjerash i pari i AAK-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz