BallinaLajmeHaradinaj largohet nga takimi me amerikanët

Haradinaj largohet nga takimi me amerikanët

Të ngjajshme

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi opozitar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka...

Kosova në qendër të një takimi rreth dy orësh në DASH

Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga...

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Në aksidentin me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në...

Parashikimi i motit gjatë fundjavës

 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë nga takimi me delegacionin amerikan, që po mbahej në Zyrën e Presidentin Thaçi. Nuk ka pranuar të komentojnë se çka u diskutua në takim.

Një orë e gjysmë ka zgjatur takimi i presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministri Haradinaj me njerëzit e administratës Trump.

I pari nga takimi ka dalë kryeministri Ramush Haradinaj, raporton  Gazeta Express.

Kryeministri ka refuzuar të përgjigjet për gazetarët duke thënë se ‘nesër ju mirëpres’.

Presidenti Thaci ose delegacioni amerikan nuk janë parë të kenë dalë nga zyra ku është mbajtur takimi.

Aty sot ka munguar kryeparlamentari Kadri Veseli, ndonëse takimi ishte paralajmëruar të mblidhte krerët shtetëror.

Delegacioni që sot ka ardhur në Prishtinë udhëhiqet John Erath, kryeshef për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikan.

Të hënë dhe të martën ky delegacion ka qëndruar në Beograd.

/Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz