back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeHaradinaj: Kosova nuk jep tokë në këmbim të njohjes nga Serbia

Haradinaj: Kosova nuk jep tokë në këmbim të njohjes nga Serbia

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përsëritur sot qëndrimet e tij për taksën dhe dialogun.

Gjatë akademisë përkujtimore për heroin Enver Hadri, kryeministri ka thënë se duhet të merret shembulli i Hadrit që të mos përsëritet historia e ndarjes duke theksuar se Kosova nuk jep tokë në këmbim të njohjes.

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është devijuar nga disa qarqe në Kosovë dhe Bruksel duke u shëndrruar në dialog për territore. Prandaj sot na duhet shembull i heroit tonë Enver Hadrit që të mos përsëritet historia”, ka deklaruar Haradinaj, përcjell lajmi.net.

Ai ka shtuar se Kosova nuk jep tokë për njohje dhe se taksa 100 për qind është veprim që pengon fromalizimin e një ndarje.

“Kosova nuk jep tokë për njohje edhe nëse ky është çmimi, Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Serbia”. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz