back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Kosova është e përgatitur, por Samiti i Parisit edhe mund të...

Haradinaj: Kosova është e përgatitur, por Samiti i Parisit edhe mund të shtyhet

Të ngjajshme

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë...

EFL po shqyrton ndryshim të diskutueshëm në rregullat e play-off-eve të Championship

Propozimi ka marrë mbështetje nga disa klube të Championship. Edhe...

Ismaili: Përparim Rama ka eskaluar me megaprojekte, unë trafikun e zhbllokoj për 18 muaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për...

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka folur edhe për Samitin e Parisit që është planifikuar të mbahet me 1 korrik në Francë, me iniciativë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emanuel Macron.

I pari i Qeverisë ka treguar se Kosova ka bërë gjithë përgatitjet për këtë takim, por thotë se ai mund të shtyhet.

“Sa i përket Samitit të Parisit, nëse përgatitjet shkojnë mirë, me siguri së do të mbahet. Por nëse nuk janë kryer përgatitjet, mund të shtyhet. Në Kosovë gjendja është mirë, në mes të institucioneve. Kemi koordinim të mjaftueshëm. Kam bë përpjekje për koordinim. Jemi të ndërtuar mirë”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Për takimin në Paris ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se me shumë gjasë nuk do të mbahet.

Më herët edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se pa e hequr Kosova taksën, Serbia nuk do të shkojë në Samitin e Parisit.

Ndërkohë në deklarata të mëparshme, Haradinaj pati thënë që për dështimin e mundshëm të takimit në Paris, askush nuk mund të drejtojë gishtin nga Kosova./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz