BallinaLajmeHaradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme lidhur me Projektligjin për lojërat e fatit

Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme lidhur me Projektligjin për lojërat e fatit

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje,  miratoi Projektligjin që shfuqizon ligjin aktual dhe mbyll të gjitha lojërat e fatit, me përjashtim të lotarisë së Kosovës.

E menjëherë pas këtij vendimi, kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, lidhur me këtë Projektligj.

Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Zyra e për Informim e kryeministrit.

“Kryeministri Haradinaj ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme me temën e vetme Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim.

Haradinaj ka kërkuar që seanca të mbahet ditën e mërkurë më 03.04.2019 në orën 11:00.

Vendimi për mbajtjen e kësaj seance apo jo do të merret nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditë më parë një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku ishte kërkuar pezullimi i aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dhe plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës.

Kjo rezolutë që mori mbështetjen e 74 deputetëve, përveç pezullimit të aktivitetit të lojërave të fatit, kërkoi nga Qeveria që të sjellë një ligj për t’i ndaluar ato. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz