back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeHaradinaj kërkon nga organet e sigurisë angazhim shtesë në luftimin e narkotikëve...

Haradinaj kërkon nga organet e sigurisë angazhim shtesë në luftimin e narkotikëve nëpër shkolla dhe rritjen e sigurisë në vend

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Gjendja aktuale e sigurisë, përgatitja dhe shtimi i masave të përgjithshme të sigurisë për sezonin veror dhe pritjen e fluksit të mërgimtarëve, ishin disa nga temat e që u diskutuan në takimin punues që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e zhvilloi me përfaqësuesit kryesor nga institucionet e sigurisë dhe rendit në vend.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj tha se roli i institucioneve të sigurisë, Policisë së Kosovës dhe mekanizmave të tjerë relevant në luftën kundër dukurive negative është shumë i rëndësishëm dhe pikërisht për këtë, duhet një mobilizim i të gjithëve që të mos ketë trend rritjeje të akteve delikuente dhe kriminale.

“Jemi shumë të përkushtuar që ta rrisim luftën kundër dukurive negative, me theks të veçantë luftën kundër narkotikëve në shkolla dhe afër tyre, dhe për këtë është e nevojshme shtimi i masave nga organet e rendit dhe të sigurisë”, tha kryeministri Haradinaj.

Poashtu, kryeministri Haradinaj tha se edhe numri i vetëvrasjeve në Kosovë dhe i aksidenteve në trafik është tepër shqetësues, duke vlerësuar se duhet parë nga afër cilat janë shkaktarët e këtyre dukurive negative si dhe mundësinë e uljes së numrit të aksidenteve në trafik.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, vlerësoi se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë, është stabile dhe shtoi se institucionet e rendit dhe të sigurisë që janë në kompetencë të MPB-së, janë duke punuar në përmirësimin e këtyre parametrave.

Edhe u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, pasi falënderoi kryeministrin për angazhimin e tij për temat që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë, tha se është rritur dukshëm përgjegjësia dhe angazhimi i Policisë Kosovës, në krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët.

Në këtë takim pune, të thirrur nga Kryeministri Haradinaj u dakordua që të gjitha institucionet sigurisë të ngritin nivelin e përgjegjësisë me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurt për qytetarët e Kosovës, e që do të reflektonte edhe në krijimin e sigurisë më të madhe për investitorët e huaj potencialë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz