Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka miratuar projektligjin për pagat në sektorin publik, raporton “Zeri.info”.
Sipas kreut të ekzekutivit, Ramush Haradinaj, me këtë projektligj, do të përfitojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se më këtë projektligj policët do të kenë rritje substanciale të pagës, përcjell “Zeri.info”.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Kosova ka ndërtuar një polici profesionale dhe me integritet, që është shtyllë e shtetit ligjor.
Policia e Kosovës ndër vite e ka dëshmuar përkushtimin e saj për t’u garantuar qytetarëve siguri.
Me Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, që sot mori miratimin e Qeverisë, më në fund, përfitojnë rritje substanciale të pagës policët e Kosovës.
Një pagë e dinjitetshme për polici kredibile, në shërbim të zbatimit të ligjit!