BallinaLajmeHaradinaj ia kthen Daçiqit: Isha luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës...

Haradinaj ia kthen Daçiqit: Isha luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ti e shefi yt

Të ngjajshme

Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligë

Almir Kryeziu është zgjedhur “Ylli i Javës” i xhiros...

Rama: 50% e shkollave në Prishtinë kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar...

SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anijesh në Hormuz

Shtetet e Bashkuara janë afër prezantimit të një koalicioni...

Udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në Francë, ku po mbahet nga 5 janari si pasojë e një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia, i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, pasi ky i fundit ka thënë se Haradinaj nuk është arrestuar si politikan por “si kriminel lufte”.

“Ivica Daçiq, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Unë kam qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ai e shefi i tij!”, ka thënë ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pavarësisht se kam bërë luftë mbrojtjëse e në përputhje me ligjet ndërkombëtare të luftës, unë i jam përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, e nuk jam fshehur si ai qindra zyrtarë të tjerë serbë, të cilët bashkë me Daçiqin, i kanë zhdukur dëshmitë e krimeve të kryera në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës ka porositur Daçiqin të flasë “për krimet e tij e të shokëve të tij”, duke thënë ai gabon nëse mendon që “i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje”.

“Unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë të tipit të tij, as në 98-99 e as sot! Ai duhet të shqetësohet për krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti!
Hala nuk është vonë që drejtësia ndërkombëtare ta shohë e ta gjykojë jetën kriminale të Ivica Daçiqit dhe jo vetëm!”, ka shkruar Haradinaj. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz